Bandat pushtojnë procesin e reformës në drejtësi

Nga ana jonë është publikuar se Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Juriste” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë. Qëllimi i komisioneres Çiftja  nuk është reforma në Drejtësi por të mbrojë bandën kriminale të Xhihanëve.

Komisioneria Etleda Rustem Çiftja  është e martuar me Dejvi Bujar Çiftja, njëkohësisht Etleda Rustem Çiftja ka një motër e cila quhet Ornela Xhihani dhe është e martuar me shtetasin Arian Xhihani.

Arian Xhihani është  vëllai i Zamir Xhihanit dhe së bashku kanë dhe një shoqëri tregtare  e quajtur  XHIAR-2009  e themeluar në datë 15/01/2009 me Nr NIPT K92521803I,  me adresë Lagjja nr 2,Kavaje,autostrada Kavaje-Rrogozhine,objekt 1 kateshe ,me zone kadastrale nr 8551,nr pasurise 5/116 me objekt aktiviteti Prodhime inertesh, rere, çakull, gure, mermer, etj.Prodhim e tregetim materiale ndertimi dhe materialeve te ndryshem industriale,prodhim e tregetim me shumice e pakice i pllakave te te gjitha llojeve dhe dimensioneve. ImportEksport makineri, pajisje e materiale ndertimi, germime dheu, transport mallrash te ndryshme etj.Nyje betoni.njëkohësisht në të njëjtin nipt me nr  K92521803I është dhe aktiviteti në Golem; Hotel 5 Katesh – Papafingo-Podrum, zona kadastrale nr.1791, pasuria nr.101/34.

Pra, duket qartazi që reforma në drejtësi është e lidhur me botën kriminale dhe komisionerja Etleda Çiftja është një lodër dhe marionetë e trafikantëve.