Banorët e Lumasit dalin pas 10-ditësh nga greva e urisë. Grevistët:-“Morëm vendimin për të dalë nga greva pasi institucionet reaguan”.

Pas 10-ditësh protestë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore,5 grevistët e grevës së urisë në Lumas vendosë sot të dalin nga greva e urisë. Ky vendim për daljen nga greva e urisë është ndërmarrë pas vendimit të publikuar dje nga IKMT Elbasan,e cila konstatoi shkeljet në burimin e Sinecit,të kryera nga firma Salillari.Pas konstatimit nga IKMT Elbasan të shkeljeve: marrje pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve,5 grevistët e Lumasit vendosëm të ndërmarrin vendimin për përfundimin e grevës së tyre të urisë. Në momentin e daljes nga greva e urisë,grevistët janë pritur jashtë godinës me eufori e duartrokitje nga familjarët dhe banorët e Lumasit. Grevistët kanë deklaruar se,e kanë ndërmarrë vendimin për të dalë nga greva e urisë pasi insitucionet reaguan. “Pas vendimit të marrë nga IKMT Elbasan,e cila konstatoi shkeljet e bëra nga firma Salillari në kanionin e Sinecit,ne vendosën të dalim nga greva e urisë pasi firma Salillari u gjobit me 650 milion lekë dhe po pritet vendimi i kryeinspektoriatit të IKMT-së për prishjen e punimeve të kryera deri në tani në kanionin e Sinecit,zonë e mbrojtur e kategorisë së tretë”-kanë deklaruar grevistët.Grevistët janë shprehur se,edhe pse përfunduan grevën e urisë ata nuk do ta ndalin luftën e tyre për të mbrojtur të paprekur burimin natyror të Sinecit dhe për të çuar përpara përgjegjësisë ligjore dhe prapa hekurave Pëllumb Salillarin dhe kryebashkiakun e Kuçovës,Kreshnik Hajdari.
(SINKRONE. Grevistët e Lumasit).
Kujtojmë se banorët e Lumasit janë duke protestuar prej 4-muajsh në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit,duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim.Paralelisht me protestat në Sinec,prej 10-ditësh ishin futur në grevë urie edhe 5 banorë të Lumasit.