Betejat e njëpasnjëshme të humbura nga Pëllumb Salillari mesa duket i’a kanë futur frikën në palcë pseudo biznesmenit famoz. Ditën e djeshme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vendosi gjobitjen e Salillarit me 650 milion lekë dhe prishjen e punimeve që ishin bërë për ndërtimin e ujësjellësit në burimin e Sinecit.
IKMT zhvilloi inspektim në zonë dhe zbuloi se uji ishte marrë pa një leje administrative. Por Salillari nuk ka ndërmend ta lër me kaq. Për t’i shpëtuar drejtësisë po ndikon fshehura në IKMT. Ky informacion është bërë i ditur nga burime të provuara dhe kofidenciale për portalin infront.org.
Kujtojmë se ditën e sotme, mbi 100 banorë të fshatit e kallëzuan në SPAK administratorin e firmës, Pëllumb Salillari si dhe kryebashkiaken e Dimalit, për shpërdorim detyre dhe vepra kriminale, duke denoncuar dëmin e madh ambiental që i është shkaktuar zonës nga punimet.