Batakçiu Pëllumb Salillari i miliardave të zeza, synon të zhduk ujin e Kanionit Sinec; të vetmin burim jetik për banorët në Lumas

Po u zhduk lumi, nuk mund të quhet më Lumas/ Për të mbrojtur ujin e tokave, dhe Kanionin Sinec, si të vetmet burime jetike e vlerë natyrore turistike të zonës i janë drejtuar kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, por ky ish-hajdut i OSHEE-Berat i ka shpërfillur, si u zhytur në “llumin” e këtij krimi e korrupsioni 3.6 milionë Euro me oligarkun Pëllumb Salillari; ndërsa pas çdo ankese te kryeministri Rama, kundër banorëve protestues janë shtuar forcat policore e është egërsuar dhuna fizike ndaj tyre, për të lejuar punimet e firmës “Salillari”

Banorët e Lumasit në Kuçovë, po e vazhdojnë betejën jetike për të mbrojtur ujin e tokave, në tre drejtime: Me protestë fshatçe, përballë dhunës së policisë që po mbron oligarkun shkatërrues të Kanionit Sinec; me grevë urie, kundër qeverisë që po e lejon të zhdukë ujin; dhe me proces gjyqësor, kundër kryebashkiakut Kreshnik Hajdari e oligarkut Pëllumb Salillari, ortakë interesash korruptive në këtë krim.

Ditët e para të protestës, banorët pyesnin se kush e lejonte dhe e mbronte oligarkun Pëllumb Salillari, për të shkatërruar Kanionin Sinec, zonë e mbrojtur me VKM nr. 676, datë 20.12.2002 dhe me VKM nr. 303, datë 10.05.2019.

Ndërsa tani e kanë të qartë, se është vetë kryeministri Rama, ai që po lejon dhunën e policisë kundër banorëve; që po mbështet shkeljen e ligjit nga kryebashkiaku xhambaz Kreshnik Hajdari; dhe si kryeministër, nuk po urdhëron zbatimin e vendimit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të datës 26.07.2021, për bllokim-anulimin e menjëhershëm të punimeve në Kanionin Sinec-Lumas.

Referuar të dhënave gjeografike, rezulton se gjithë zona e Lumasit, furnizohet me ujë nga burimi i Kanionit Sinec në lumin Lumas, ndaj e ka marrë emërtimin “LUMAS”; ujë për të cilin banorët kanë 6 muaj që protestojnë nën dajak policor, shoqëruar me heshtje të plotë nga shteti.

Mirëpo, oligarku trafikant e përdhunues Pëllumb Salillari, me bekimin e Ramës, ka futur në “thes” çdo strukturë të pushtetit qëndror; dhe bashkë me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, po bëjnë çdo lloj pazari e krimi tjetër, për të zhdukur ujin e Sinecit.

Ata kanë sajuar një projekt ujësjellësi me vlerë 3.6 milionë Euro vjedhje, që nuk ka lidhje me nevojat e banorëve për ujë, mbasi 10 fshatrat e Lumasit kanë ujë “lum”, për furnizim edhe 3 herë më shumë banorë sa ka zona.

Por ky tender, për gjoja investim social-komunitar, është maskë e një skeme mafioze për të ndërtuar fabrikë uji, ku ka pjesën e tij dhe Blendi Klosi, deputet i Kuçovës dhe Ministër Mjedisi, që ka dhënë lejen e paligjshme, për të bërë këtë krim ndaj kanionit “Monument Natyre”, i rrallë në Ballkan e i vetmi burim ujor jetik i mbetur për banorët.

Tenderi u bë në shkelje të plotë të ligjit si procedurë e fshehtë e me letra false, mbasi paraprakisht duhej bërë konsultimi i hapur me banorët, por nuk është bërë; prandaj banorët nëpërmjet studios së tyre ligjore “Jurisprudenca”, i kanë kërkuar SPAK-ut e gjykatës ku janë në proces, të hetojnë kush i ka hedhur firmat në emër të tyre.

Mbasi ka prova, se këto firmosje janë false, të financuara nga oligarku Pëllumb Salillari, të hedhura dhe për të gjallë në emigracion që nuk dinë gjë që se u është falsifikuar firma, apo për të vdekurit e para 20 viteve, kur Pëllumb Salillari u arrestua në Berat, nën akuzën për grabitje-zhdukjen e vëllait të tij në Greqi, por u shpëtua nga Ilir Meta.

Nga investigimet që ka bërë “Pamfleti”, rezulton se skema e listës emërore false për kunsultimin e pa bërë me banorët; është sajuar gjatë izolimit total prej pandemisë”, nga kryetari i fshatit Lumas, Yzedin Llangozi; aktualisht Inspektor Pyjesh, njohur si “Baroni Don Diku” i mbjelljes së drogës në zonë, bashkë me kryebashkiakun Kreshnik Hajdari e kryepolicin trafikant të Kuçovës, Geron Seitllari.

Për të mbrojtur ujin e tokave, lumin Lumas dhe Kanionin Sinec, si të vetmet burime jetike e vlerë natyrore turistike e zonës; banorët kanë reaguar me ankesa drejtuar kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, por ky ish-hajdut i OSHEE-Berat i ka shpërfillur, si i zhytur në “llumin” e këtij krimi e korrupsoini 3.6 milionë Euro me oligarkun Pëllumb Salillari.

Dhe ankesa-kërkesat për takim drejtuar Prefektit të Beratit e kryeministrit Rama, jo vetëm janë lënë pa përgjigje, por pas çdo ankese e kërkese, kundër banorëve të Lumasit në Sinec, janë shtuar forcat policore e është egërsuar dhuna fizike ndaj tyre, për të lejuar punimet e firmës “Salillari”.

FAKT/ Avokati i banorëve, Arben Llangozi, ka konstatuar edhe një shkelje tjetër të rëndë ligjore nga kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari; i cili ka firmosur, lejuar e po mbështet kryerje punimesh në Kanionin Sinec, kur kjo zonë e ky burim ujor, është pjesë territoriale e Bashkisë Gramsh.

Në Kallëzimin Penal në SPAK dhe në dosjen gjyqësore, që është në proces, banorët kanë depozituar Akt-Inspektimin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura bërë më 26 korrik 2021; dhe Akt Inspektim-Konstatimin Nr. 26, datë 5 gusht 2021 nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ku thuhet se në lumin Lumas e Kanionin Sinec, Bashkia Kuçovë dhe firma Salillari po kryejnë punime të paligjshme, duke shkatërruar këtë zonë të mbrojtur “Monument Natyre”. Kaq për sot./Pamfleti