Delegacioni i BE-së në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sorecës pas vizitës që ishte i qartë, “jo sulme dhe kërcënime” dhe se ditën e zgjedhje do të rikthehet sërish në Elbasan.
“Takime të mira sot në Elbasan me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin përpara zgjedhjeve të 25 prillit së bashku me ambasadorët Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf.
Përsëritëm se është thelbësore që zgjedhjet të jenë të lira, të drejta dhe transparente dhe se fushata të përqendrohet mbi nevojat e qytetarëve shqiptarë, pa sulme dhe kërcënime. Unë do të kthehem në Elbasan ditën e zgjedhjeve së bashku me kolegët e mi të vendeve anëtare të BE-së në disa qendra votimi.
Këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, por edhe për BE-në dhe për të ardhmen e Shqipërisë” shkroi ai. Më herët në Elbasan kanë qenë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.