Komisioni Evropian premtoi më shumë fonde për të rritur aftësitë e Bashkimit Europian për të identifikuar dhe trajtuar variantet e reja të koronavirusit.
Mutacione më transmetuese janë përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, dhe ekspertët besojnë se varianti britanik ka të ngjarë të bëhet më i përhapuri në kontinentin evropian.
Sidoqoftë, shumica e shteteve të Bashkimit Europian deri më tani kanë bërë pak ose aspak për të dalluar variante të reja, pasi atyre u mungojnë aftësitë për të renditur gjenomën e virusit në një shkallë të gjerë.
BE do të investojë të paktën 75 milionë euro për të zhvilluar teste të specializuara për të identifikuar variantet dhe do të sigurojë 150 milionë euro të tjera për të rritur kërkimin në variante, tha ekzekutivi i BE-së në një deklaratë.
Brukseli gjithashtu u zotua të përshpejtojë miratimet rregullatore të vaksinave të përditësuar që luftojnë kundër varianteve dhe të ndihmojë në rritjen e prodhimit të vaksinave.
Sipas burimeve të Reuters, BE po shton gjithashtu klauzola anti-variant në marrëveshjet e saj të reja të furnizimit për t’u siguruar që kompanitë të zhvillojnë vaksina që janë efektive kundër varianteve të reja./monitor