Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka thotw se që prej fillimit të pandemisë, i ka dhuruar Shqipërisë pajisje mjekësore të specializuara për parandalimin dhe trajtimin ndaj Covid-19.
Në një postim në Facebook, delegacioni i BE thotë se shuma totale e këtyre pajisjeve për të luftuar koronavirusin arrin në shumën prej 4.2 milionë eurosh për përballimin e kësaj situate.
“Pajisje mjekësore të specializuara për parandalimin dhe trajtimin e covid-19 me një shumë totale prej 4.2 milionë Euro i janë dhuruar Shqipërisë që nga fillimi i pandemisë”, shkruhet në delegacionin e BE në Facebook.