Një aksident automobilistik ka ndodhur sot mbi Urën e lumit Drin në Gjoricë, pjesë e rrugës së Arbrit.
Një mjet tip Benz është përplasur me një fuoristradë, ndërsa nuk dihet arsyeja.
Bëhet me dije se nga përplasja e fortë ka disa të plagosur, ndërsa u transportuan me urgjencë drejt spitalit Rajonal Dibër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.