Firdes Shuli nga viti 1990 deri në muajin tetor të vitit 1995 ka qënë Kryetare Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër, dhe njëkohësisht kryente dhe detyrën funksionale të Gjyqtares po në në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër.
Në vitin 1995 është nxjerrë urdhëri i shkarkimit të gjyqtarja Firdes Shuli me pozicion Kryetare Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër, i cili kishte motivacionin për veprime të turpshme në gjykatë dhe shkarkohet nga detyra që ajo kishte.
Në vitin 1994 gjyqtarja Firdes Shuli ka pasur një çështje gjyqësore me një të pandehur i cili ishte në gjëndje të arresti.Gjatë Gjykimit Gjyqtarja Firdes Shuli e ka nxjerrë nga burgu të pandehurin edhe pse në kundërshtim me ligjin.
Arsyeja e nxjerrjes nga burgu i të pandehurin edhe pse në kundërshtim me ligjin ka qënë se Gjyqtarja Firdes Shuli është dashuruar me të pandehurin në sallën e Gjyqit, dhe më pas në bazë të ndjenjave dhe bindjes së brëndëshme të Gjyqtares Shuli ka zëvëndësuar masën e Arrestit nga burg në gjëndje të lirë.
Edhe pse vënd në tranzicion duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me vitet 1990-1995 Inspektoriati i KLD ka filluar Proçedimin disiplinor kundër Gjyqtares Shuli, e cila në kundërshtim me ligjin ka zëvëndësuar masën e Arrestit nga burg në gjëndje të lirë.
Në përfundim të hetimit admninistrativ kundër Gjyqtares Firdes Shuli, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka vendosur masë administrative duke vendosur, shkarkim nga detyra e Gjyqtares Firdes Shuli nga pozicioni i kryetare Gjykate në në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër, në gjyqtare të thjeshtë në Gjykatën Tepelenë, ky vendim është i shkruar dhe dosja ndodhet në KLD shpjegon ish gjyqtari në Gjykatën e Apelit i cili ka dhënë dorheqje nga Drejtësia në vitin 2020 për arsye se ka dal në pension i cili ka qënë dhe inspektor në KLD.
Duke qënë se mbas këtij vendimi Firdes Shuli ka qënë e vrarë shpirtërisht, dhe një tjetër arsye ka dhënë dorheqje ka qënë mospranimi i faktit të shkruar të motivimit për shkarkim dhe ndryshim pozicioni pune I cili ka qënë për imoralit.
Drejtësia e vjetër KLD filloi një hetim disiplinor, për arsye se Gjyqtarja krijonte lidhje intime me të pandehurit. Ndërsa drejtësia e re KLGJ e mbron faktin duke mos e bërë publike, se Gjyqtarja Firdes Shuli është shkarkuar nga detyra e Kryetares së Gjykate në në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër njëkohësisht dhe nga pozicioni i gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për vepra të turpshme dhe abuzim me detyrën.
Proçedimi disiplinor filloi në lidhje me një dosje të cilën do tjua publikojmë ditët në vijim pasi i kemi kërkuar KLGJ praktikën e këtij proçedimi administrativ.
Gjyqtarja Shuli, pas një mardhënie intime me të pandehurin vendosi ta liroj nga burgu shkarkuar nga drejtësia për vepra të turpshme në muajin tetor të vitit 1995, dhe nga ana tjetër Firdes Shuliështë zgjedhur në këtë pozicion, në mënyrë skandaloze në kundërshtim flagrant me ligjin Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6, ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në vitin 2017 .
Por cila është data e saktë e lirimit nga detyra e gjyqtares Firdes Shuli nga Kryetares së Gjykate në në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër njëkohësisht dhe nga pozicioni i gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër?
Data e zezë e e lirimit nga detyra e gjyqtares Firdes Shuli ka qënë data 24.10.1995 e shkarkuar nga KLD e përfaqsuar nga kryetari i asaj kohe Sali Berisha. Motivacioni është i qartë veprime të turpshme dhe shpërdorim detyre.
Ky fakt nuk është deklaruar nga ana e komisioneres Firdes Shuli ,e cila ka pasur detyrim për ta deklaruar, por nëse e deklaronte një fakt të till ajo nuk do të ishte në pozicionin ku ajo është aktualisht.
Komisionerja Firdes Shuli, është kallzuar në “SPAK” për faktin e mosdeklarimit të sajë në pastërtinë e figurës shkarkimin nga detyra në datë 24.10.1995.