Moderatori Blendi Fevziu, ka dhënë një deklaratë ku tha se ish kryeministri Sali Berisha ishte një zgjidhje afatshkurtër për partinë Demokratike dhe se duhej një figurë e re.
Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se PD kishte dështuar tek përpjekja për të depërtuar tek të rinjtë shqiptarë, ashti siç kishte arritur të bënte partia Socialiste.
Fevziu: Partia Demokratike me Berishën ka një zgjedhje afatshkurtër, deri tek zgjedhjet e ardhshme, me një kandidat të ri, do të hapej më tej. Unë e kam thënë edhe më herët, duhet një kandidat 35-40 jeç. Sepse zemra e PD-së ka qenë me të rinj që sot janë mbi 50 vjeç. Më pas u afruan edhe intelektualë. PS-ja ka arritur që të depërtojë tek të rinjtë kurse ajo demokratike jo, ka dështuar në këtë pjesë. Nuk ka as përfaqësimin e grave, gjë që Ramës nuk i mungon. Jo që të mos jenë ata që janë, por duhet të jenë duke sjellë politikanë të rinj.