Berisha-Xhaçkës: Ke super bashkëshort, e ke lumturuar me prona në Dhërmi

Sali Berisha vazhdon ta cilësojë nismën “Ballkani i Hapur” projekt të Serbisë së Madhe. Duke ju drejtuar zonjave të pranishme në sallën e Kuvendit, Berisha hodhi akuza mbi bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka se ka përfituar prona në Dhërmi. Xhaçka ju kundërpërgjigj duke thënë se është krenare për burrin e vet dhe ai nuk ka përfituar asnjë centimetër nga shteti shqiptar.

Berisha: Ballkani i Hapur është projekti i Serbisë së Madhe. Beograd- Shkup Tiranë është një aleancë e cila mbjell çdo ditë luftë të ftohtë ndaj 3 vendeve të tjera që nuk e kanë firmosur. Është denoncuar nga BE dhe nga përfaqësues të lartë të SHBA. Të gjitha keni bashkëshortë, por vetëm njëra ka superbashkëshort. Dhe ajo quhet Olta Xhaçka, e cila e ka lumturuar burrin me prona në Dhërmi.

Xhaçka: Unë jam krenare për burrin tim. Burri im është ën tokë të vet, në pronë të vet dhe nuk ka përfituar asnjë centimetër nga shteti shqiptar. Mos gënjeni dhe mos mashtroni se është turp i madh.