Disa ditë pas letrës së kongresmenëve ku i bëhej thirrje administratês Biden që të njihte zyrtarisht genocidin e 2 milion armenëve nga gorcat turke në fillim të shekullit XX, Biden i është përgjigjur duke e zyrtarizuar nga Shtëpia e Bardhë edhe njohjen formale të këtij genocidi.
“Populli amerikan nderon ata armenianë që humbën jetën përpara 106 vitesh. Genocidi filloi në 24 Prill 1915 me arrestimin e intelektualëve armanianë dhe liderëve të këtij komuniteti në Konstandinopojë nga autoritetet otomane. Një milion e gjysëm armenë u deportuan, u masakruan dhe u dërguan për të vdekur në kampet e eksterminimit”– ka thënë Biden gjatë një fjale të mbajtur sot në 106-vjetorin e fillimit të genocidit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ankarasë që ka shprehur pakënaqësi për qëndrimin e administratës Biden dhe ka shtuar se kjo do të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale. Ndonëse shumë presidentë në të shkuarën e kanë pranuar realitetin e genocidit në Armeni, njohja formale nuk është bërë për shkak të faktit se Turqia është një shtet anëtar i NATO-s dhe për pasojë aleat me SHBA-të, ndryshe nga Armenia e cila ishte nën protektoratin e Rusisë dhe më pas në atë të Bashkimit Sovjetik.
Njohja formale u konsiderua si një fitore e rëndësishme e lobit armen në SHBA, pasi kështu i hapet rruga ligjore për të kërkuar dëmshpërblime për aktet çnjerëzore të kryera nga forcat xhonturke si dhe për të rimarrë pronat që mund të jenë përvetësuar nga autorët e genocidit.