Ka shkuar në 19,300 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi kufirin Turqi-Siri të hënën. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi ka shkuar në 16.170.
Zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë kanë raportuar 1,262 viktima ndërsa rreth 1,900 njerëz kanë vdekur në zonat veriore të kontrolluara nga rebelët.
Në total, mendohet se kanë humbur jetën 19,362 njerëz si pasojë e tërmetit vdekjeprurës në Turqi dhe Siri.
Grupet e kërkim shpëtimit po bëjnë përpjekjet e fundit për të gjetur ende të mbijetuar nën rrënoja, pasi sa më shumë kohë kalon aq më të pakta janë shanset për të shpëtuar të mbijetuarit në rrënoja.