Biznesmeni Luan Leka në prag arrestimi / “SPAK” zbardh faktin e vjedhjes së gjirit të Kakomesë

Banorët e fshatit Nivicë të Komunë Lukove të Rrethit Sarandë, po bëjnë vite të cilët sorollaten nëpër procese Gjyqësore për pronat e tyre të grabitura nga biznesmeni Luan Leka me shoqërinë e tijë Riviera Kakome me nr Nipt K92129027L me adresë Tiranë Autostrada Tiranë Durrës, pranë fabrikës së sallamit “EHW”.

Banorët e fshatit Nivicë të Komunë Lukove të Rrethit Sarandë janë trajtuar nga Ligji nr.7501 dt. 19.07.1991 “ Për Tokën “ , por për shkak se procesi i ndarjes së tokës ka ngelur pa përfunduar ( për arsye të ndryshme) fshatarët e trajtuar me tokë nuk janë pajisur me dokumentacionin përkatës sipas kërkesave të ligjit për arsye se biznesmeni Luan Leka me shoqërinë e tijë Riviera Kakome e ka zaptuar këtë pronë dhe e ka përvetsuar me letra të falsifikuara.

Banorët e fshatit Nivicë të Komunë Lukove të Rrethit Sarandë kanë ezauruar të drejtat e ankimeve administrativ ( si në Komunë ashtu edhe në Këshillin e Qarkut Vlorë si dhe në Ministrit përkatëse ) dhe ankesat e fshatit Nivicë të Komunë Lukove të Rrethit Sarandë, kanë rënë në vesh të shurdhër duke i diskriminuar ata.

Banorët e fshatit Nivicë të Komunë Lukove të Rrethit Sarandë është realizuar një ndarje faktike e tokës bujqësore fakt i provuar nga shkresa me nr. 104 Prot., dt.30.01.2008 të Komunës Lukovë sipas së cilës “. ..në këtë proces për 2/3 e 460 ha është realizuar një lloj ndarje në terren , por banorët në mënyrë kriminale nuk janë plotësuar formularët përkatës , me përjashtim të 20,5 ha toke e ndodhur në fushen e Kakomesë për të cilën është plotësuar edhe formulari nr.6 ’’ që do të thotë se etapa e parë e këtij procesi për këtë ndarje pjesore të tokës është realizuar, dhe fshatarët që kanë përfituar nga kjo ndarje , kanë marë në dorëzim tokën e ndarë sipas formularit nr.6 e cila shoqërohet ( sipas ligjit për tokën ) edhe me aktin e marjes së tokës në përdorim.

Njëkohësisht Banorët e fshatit Nivicë të Komunë Lukove të Rrethit Sarandë janë pajisur dhe me procesverbal në dt.20.12.1994 i ndarjes së tokës nga komisioni i ndarjes së tokës së fshatit Nivicë për sipërfaqen 20 ha sipas së cilës “….çdo përfaqësues i familjes me biletën përkatëse ju paraqit Komisionit dhe ju prezantua toka që i takon me kufizimet përkatëse bashkangjitur së cilës është edhe lista e familjarëve të trajtuar midis të cilëve edhe paditësat.

Praktika e ndarjes së kësaj pjese toke është rregjistruar edhe në ish Zyrën e Kadastrës Sarandë ( sot Z.A.M T ), si nga shënimi i bërë mbrapa këtij procesverbali nga ish përgjegjësi i zyrës

Banorët e fshatit Nivicë të Komunë Lukove të Rrethit Sarandë rezulton se janë  të trajtuara me tokë bujqësore brënda 20 ha e ndodhur në vëndin e quajtur Kakome , ish komisioni i ndarjes së tokës në fshat, në rreth por edhe Komisioni i Ndarjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë ( krijuar kjo e fundit në 6-mujorin e dytë të vitit 2001 ) nuk e kanë përfunduar anën formale të procesit të ndarjes së kësaj toke në zbatim të Ligjit 8053 dt.21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore ku sipas ligjit nr.7501 dt.19.07.1991.

Biznesmeni Luan Leka dhe Banorët e fshatit nivicë, dhe konflikti është për pasurinë e përfituar banorët e fshatit nivicë me ligjin 7501 për tokën buqësore e  përfituar në vitin 1991 që do të thotë se banorët e fshatit Nivicë e kanë përfituar këtë pasuri 15 vjet para shoqërisë Rivjera Kakome.

Më tej theksohet edhe procedurat për privatizimin e plotë të truallit u ndërmor në moment të caktuar. “Meqenëse në atë kohe sapo kishin rifilluar punimet dhe ishin ndërtuar vetëm shtretërit e rrugëve, pusetat dhe kanalizimet shoqerisë Riviera Kakome Shpk iu kërkua pagesa e kalkuluar për privatizimin e plotë të truallit të ndërtimit prej 29 ha apo 290.000 m2 . Mbi bazën e kontratës së shitjes te dt. 23/03/2012 ndërmjet shtetit shqiptar të përfaqësuar nga ALUIZNI dhe shoqërisë Riviera Kakome shpk prona u regjistrua me 16/04/2012 ne ZRPP Sarandë në emër të shoqërisë”, thuhet në reagim.

Dhe cfar pretendohet të jetë legalizuar ?

Është legalizuar nëpërmjet ligjit të legalizimeve të ndërtesave informale të cilat nuk janë ndërtuar asnjëherë dhe është kaluar pronësia e  fashatit në pronësi të palëve nëpërmjet Kontratës  së Shitjes nga “ALUIZNI”.

Objektet e legalizuara nuk i cili nuk egziston në realitet dhe vërteton falsifikimin e kontrates së lidhur mes  Agjencisë së Legalizimit, ALUIZNI-t, Shaban Memia për shkak të dhënies së vendimit që i ka dhënë firmës private 100 hektarë tokë për të ndërtuar

Banorët e Nivicës dhe të Gjirit Kakomesë kanë ngritur në padi ndaj ish-kryetarit të Agjencisë së Legalizimit, ALUIZNI-t, Shaban Memia për shkak të dhënies së vendimit që i ka dhënë firmës private 100 hektarë tokë për të ndërtuar. Në kallëzimin e 1005 banorëve të fshatit Nivicë bërë ndaj Memisë, ai akuzohet se kanë grabitur pronën, duke ia kaluar pronën biznesmenit Luan Leka, për ndërtimin e një fshati turistik, projekt  i cili deri më sot ka mbetur vetëm në letër.

Por cila është e vërteta dhe a ka të drejtë ligjore shoqëria Riviera Kakome shpk të  të mbaj të zaptuar këtë sipërfaqe toke?

Së pari shoqëria Riviera Kakome ka legalizuar një fshat që nuk egziston, fakt ky që e bënë kontratën e shitjes te dt. 23/03/2012 ndërmjet shtetit shqiptar të përfaqësuar nga ALUIZNI dhe shoqërisë Riviera Kakome fiktive dhe të pavlefshme

Së dyti

Me shkresën e datës 28.10.2009 Drejtuar Z.Dritan Cela dhe Subjektit ‘”Riviera” sh.p.k

Me objekt Njoflim Agjencia Kombëtare  e Turizmit si  Institucion që monitoron marreveshjet e qerase dhe zhvillimit të lidhura midis Ministrisë pergjegjëse per turizmin (MTKRS) dhe subjektit Rivioera shpk është vënë në djeni me anë të njoftimit nr.8198 datë . 17.08.2007  se për shkak të  mospërmbushjes  së detyrimeve kontraktuale, ka vendosur  zgjidhjen e marreveshjeve neë mënyrë të njëanshme nga MTKRS.

Sa me siper shoqëria Riviera nuk gëzon më  titullin “Person i slimuluar’ si dhe as përfitimet  që rriedhin nga ky titull

për këtë arsye(MTKRS)  i njofton se shoqëria Riviera  duhet të ndërpresin situaten zhvilluese që vazhdon bazuar në këto marreveshje.

Pra duket qartë që kjo shoqëri nga data  28.10.2009 Drejtuar nuk ka më asnjë të drejtë ligjore të mbaj këtë pasur i peng duke cënuar shtetin e së drejtës dhe të drejtat e qytetarëve të cilët e kanë përfituar me Ligjin 70501 për tokat buqësore.

Ja dhe dokumenti i MTKRS e vërteton plotësisht paligjsmërinë e Riviera Kakome shpk.