Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në kuvend për buxhetin 2023, ka vënë theksin te fakti që qeveria duhet të ishte më e përulur, veçanërisht me shtresat e pambrojtura. Sipas Xhafajt teksa flitet për kohë lufte, shpenzimet dhe investimet janë si në kohë paqeje.
Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përlurur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe më kryesorja edhe më transparente dhe të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit, në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore. Është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje, që të ketë kuptim edhe në këtë rast ajo shprehja e mençur e popullit “shtriji këmbët sa ke jorganin”. Kjo edhe për faktin se këmbanat e krizës energjetike dëgjohen për herë e më pranë si një pandemi e re ekonomike, tha Xhafaj.