Nis me arrestime java në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga disa persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është edhe një punonjës i një policie private, i cili nuk ka raportuar vjedhjen e ndodhur pranë një firme që kishte nën ruajtje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. A., 58 vjeç, me detyrë punonjës i SHPSF, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi më datë 05.06.2021, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të vjedhjes”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. A., 58 vjeç, me detyrë punonjës i SHPSF, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi më datë 05.06.2021, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të vjedhjes.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç (punonjës policie), u referuan materialet për shtetasit L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. G., A. G., A. G dhe B. G., pasi në vendin e quajtur Dritas, lagjja Parroce, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike kanabis. E. G. dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Veprimet procedurale u kryhen në bashkëpunim me SHÇBA-në.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
F. S., 57 vjeç, M. S., 28 vjeç, B. B., 55 vjeç dhe I. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
E. B., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
A. H., 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e tij D. H., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
•Më datë 06.06.2021, shtetasi K. K., 35 vjeç, ka kallëzuar se në rrugën ”Muhamet Deliu”, gjatë një konflikti është goditur nga një shtetas i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
•Më datë 06.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D. Ç., 37 vjeçe, pasi në rrugën “Siri Kodra”, ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.