‘Çështje nderi’, 14 vjeçari i nxitur nga i ati qëllon për vdekje nënën e tij

Një djalë 14-vjeçar ka qëlluar për vdekje nënën e tij jashtë një gjykate në provincën pakistaneze Swabi.

Sipas raportimeve të mediave vendase, Nesehat Bibi, gruaja e Zubir, kishte ardhur në gjykatë për të marrë lirinë me kusht pas paditjes nga bashkëshorti i saj për tradhti bashkëshortore. Ajo po qëndronte në korridorin e pritjes, e shoqëruar nga një oficere policie femër, kur ndodhi incidenti i rëndë.

Sipas raportimeve një djalë i ishte afruar asaj në ambjentet e pritjes dhe më pas kishte hapur zjarr duke e lënë të vdekur në vend. Raportimet thonë se djali ishte në fakt i biri i saj.

Sulmuesi kishte tentuar të largohej por ishte arrestuar nga policia bashkë me armën e krimit.

Raportimet thonin se gruaja e ndjerë 42 vjeçare ishte nënë e pesë djemve dhe tre vajzave.