Dy humbje jete dhe 14 raste të reja me Covid nga 3 366 testime u konfirmuan këtë të Premte nga Ministria e Shëndetësisë.
Viktimat janë 1 qytetar nga Tirana dhe 1 nga Durrësi, të moshave 69 dhe 74 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128 907 që nga shfaqja e pandemisë në vend.
Të shtruar në spitale 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa raste aktive me Covid janë 875.
Që prej shfaqjes së pandemisë në vend, janë prekur 132 229 persona, prej të cilëve 2 447 kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. “Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.