Ndërron jetën si pasojë e Covid-19, fizikanti dhe profesori Artan Boriçi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Mësohet se Boriçi humbi betejën me virusin e tmerrshëm në moshën 56-vjeçare.
Bëhet me dije se fizikanti Artan Boriçi ka pasur një betejë të vështirë javët e fundit, duke mos e mundur. Artan Boriçi u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020. Kryesia e Kryesia e Akademisë së Shkencave e tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të akad. asoc. Artan Boriçit, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve, anëtarëve të Akademisë së Shkencave, trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku ai ushtroi veprimtarinë e tij akademike dhe universitare, brezave të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij, që i la në pikëllim.