Drejtori i Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit në Miniera, Rrapush Tola ka bërë një reagim lidhur me vdekjen e 20-vjeçarit. Ai tha se ngjarja ndodhi aksidentalisht.
Edhe pse fillimisht u raportua se i riu humbi jetën teksa punonte në minierë, sipas Tolës ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të galerisë.
Ai tha shkurt për AbcNews se të riun me inicialet L.Ll., e shtypi një kamion.
“Një kamion në hyrje të galerisë ka shtypur një punonjës,”- u shpreh Tola. Nga ana e policisë nuk ka ende një njoftim për ngjarjen.