Danimarka ka regjistruar rastin e parë të variantit brazilian, sipas një deklaratë të Ministrit Shëndetësisë të mërkurën.
Varianti është zbuluar nga Universiteti Teknik i Danimarkës, i cili ndihmon në analizimin e mostrave dhe është konfirmuar nga agjencia kombëtare e sëmundjeve infektive të Danimarkës.
Kërkimet kanë treguar se varianti është 2.2 herë më i transmetueshëm dhe mund të shmangë imunitetin nga infeksioni i mëparshëm Covid-19 deri në 61%. Gjashtë raste të variantit P.1 u raportuan gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë. Studiuesit thanë se kjo nuk ka gjasa të shkaktojë një rritje të rasteve.
Shëndeti Publik në Angli tha në një deklaratë të dielën se personi i paidentifikuar është një nga gjashtë rastet e variantit.
Agjencia shtoi se tre nga rastet u zbuluan në Angli dhe tre të tjera në Skoci. Varianti është zbuluar gjithashtu në kombet e tjera europiane duke përfshirë Spanjën, Belgjikën, Italinë dhe Holandën.