Dashnorja e McGonigal implikon Taulant Ballën: Dha tufa me dollarë për të fabrikuar prova kundër PD-së për lobimin me para ruse (deputeti kallëzim të rremë, shantazhoi prokurorët)
Taulant Balla, i njohur si ushtari i bandës i bandës së Talo Çelës, ortaku i Gentian Sharrës, ushtar i Suel Çelës dhe Mond Begos, rezulton i implikuar në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal me fakte dhe dëshmi.
Balla, me disa pasuri të fshehura dhe fija e errët që dikton tendera dhe koncensione me vlerë miliona euro, është edhe mbulesa Petrit Mahos, ortak me vëllain e Ballës.
Deputeti i PS, i lakuar për lidhje të forta me krimin e organizuar dhe që doli edhe në përgjime duke nxitur sulme ndaj Çapjave në Elbasan, është ortak i fshehtë me Arbër Abazin, me të cilin komandon kreun e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.
Balla shfaqet njeriu kyç edhe në skandalin McGonigal.
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, konfirmoi për ‘Infront’ se McGonigal, i kishte dërgiar foto edhe me një burrë të shkurtër në fillim të vitit 2018. McGonigal i thoshte se ishte në Shqipëri.
‘Infront’ i dërgoi tre foto Allison Guerriero, të Damian Gjiknurit, Safet Gjicit dhe Taulant Ballës. Guerriero konfirmoi foton e Taulant Ballës.
Allison Guerriero tha se disa ditë më vonë, Charles McGonigal shkoi në shtëpi me një çantë me dollarë dhe se i tha dikujt në telefon se porosia u krye.
Më vonë u zbulua se Charles McGonigal do të mundësonte hapjen e një hetimi në FBI me akuza të fabrikuara për Partinë Demokratike, për financim me para ruse.
“Në fund të shkurtit, F.B.I. hapi zyrtarisht një hetim për lobistin “me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij”, sipas aktakuzës. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe Ducka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me F.B.I., thuhet në aktakuzën e prokurorëve amerikanë për Charles McGonigal.
Vetë Taulant Balla konfirmoi takimin me Charles McGonigal, duke u justifikuar me forcimin e marrëdhënieve. Se çfarë mund të diskutojë në kuadrin e bashkëpunimit një deputet me një zyrtarë të lartë të FBI-së, këtë vetëm Balla e di.
“Shikoni, e para është që zyrtari ka ardhur në cilësinë e tij si zyrtar i shtetit Amerikan dhe patjetër që edhe unë e kam takuar, ku kemi diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera mes strukturave të SHBA-ve dhe Shqipërisë. Dhe kur të vjen një kërkesë për të takuar një zyrtarë të këtij niveli, askush nuk do t’i thoshte jo. Kanë qenë takime të një niveli bashkëpunimi sa kohë ka qenë në detyrë. Nuk e kam takuar kur nuk ka qenë në detyrë”, ka pohuar Balla.
Pasi Balla ka bashkëpunuar dhe bërë pazare me Charles McGonigal për të fabrikuar prova për financimin rus të PD-së, del një artikull investigativ i porositur. Pas artikullit, në 6 mars 2018, Balla shkruan: “Lulzim dil menjëherë dhe sqaro publikun për gropën e zezë ku e paske futur Partinë Demokratike! Zbardhen lidhjet e fshehta të Lulzim Bashës dhe të Partisë Demokratike me llogari bankare të dyshimta dhe kompanive të lobimit”.
Provat fabrikoheshin në zyrën e Ramës, i kalonin Ballës dhe Balla i jepte McGonigal, i cili merrte çanta me para. Ky është një komplot i mirëfilltë nda opozitës. Edhe pse PD-je dhe Lulzim Basha nund të kenë lobuar me para të pista, pjesa e financimit rus është fabrikuar në Tiranë dhe është shitur si investigim i mediave amerikane dhe hetim i FBI-së.
Taulat Balla bën më tej një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, pas pazareve ne McGonigal, duke fabrikuar prova kundër PD-së dhe Lulzim Bashës. Krahas kallëzimit, Balla vijon propagandën për financimin rus të Bashës dhe presionin mbi prokurorinë.
Taulant Balla ka sulmuar dhe shantazhuar publikisht prokurorët se pse nuk akuzonin Bashën dhe PD-në bazuar mbi kallëzimin e tij të rremë dhe me prova të fabrikuara në Kryeministri.
SPAK mund të administrojë të gjitha deklaratat shantazhuese të Ballës.
Kur prokurorët ngritën vetëm akuzën për falsifikim formularësh nga Basha në dhjetor 2019, Balla tha se “L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën $500mijë dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”.
Gjithsesi, gjykata e rrëzoi akuzën e Prokurorisë.
Në vitin 2020, Taulant Balla bëri një kallëzim tjetër të rremë në Prokurori, sërish me prova të fabrikuara.
“Prova e parë ka të bëjë me kontrata të firmosura nga Lulzim Basha duke përdorur të dhenar e pashaportës së tij diplomatike. Prova e dytë, janë shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë. Dhe prova e tretë, lidhet me deklarimin zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade, do të kompensojë/do të paguajë lobistin Nicolas Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike”, deklaroi Balla në janar 2020.
SPAK duhet të hapë një hetim për burimin e parave të PD-së për lobim, por edhe për fabrikuesit e provave për financimin rus, për korruptimin e kryeagjentit të FBI-së, korrupsion etj.