Del përpara gjykatës prokurori i Sarandës, Sali Hasa i akuzuar për korrupsion

Prokuroria e Posaçme do i qëndrojë të njëjtës kërkesë për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 7 persona e tjerë të hetuar për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, ekspertim të rremë dhe përcaktim i rezultatit në garat sportive.

Për këtë dosje, në pranga ra prokurori Sali Hasa, i cili rezulton i implikuar në një afër korruptive, ku dyshohet se ka marrë vlera monetare nga motra e një personi të cilin e ka pas nën hetim për plagosje. Nga këto hetime rezultuan në përgjime edhe një arbitër futbolli, Qerim Ruçi, zyrtarë të klubit të futbollit Bledar Hajredinaj, në aktivitetin e jashtëligjshëm të përcaktimit të rezultateve sportive që lidhej me ndeshjen Selenica-Përmeti, e cila ishte fiksuar 0-1 me penallti për Përmrtin, rezultat i manipuluar.

Po nga e njëjta dosje, rezultoi një tjetër rast i ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të zyrtarëve, ky ishte i përfshirë oficeri policisë gjyqesore, Napolon Hoda, ish eksperti-mjekoligjor, Hysen Korenica  pasi kanë zbutur rrethanat e një personi të hetuar për vjedhje me dhunë.

Ne seancën e cila pritet të nis në orën 13, SPAK do kërkojë burg për 6 të hetuarit dhe të njëjtën masë arrest shtëpie, e detyrim paraqitje, për 2 të tjerët.