Dënohet Ralf Gjoni, Nuk ma mbyllin dot gojën!

Deputeti Ralf Gjoni e ka konsideruar vendimin e Byrosë së Kuvendit për ta përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare, një akt të shtyrë nga frika për të vërtetat që ai ka denoncuar.

Gjoni thotë se 7 deputete i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës.

Reagimi i Gjonit në facebook.

TË PALARAT DO DALIN NË SHESH. NUK MA MBYLLNI DOT GOJËN!

Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit! 👏👏👏

7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.🧎‍♀️
Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi. 😬

Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.

Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur).

Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop do kenë. 🍭

Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.
Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!