Detaje të rënda nga aksidenti në Elbasan/ Erdhën nga Suedia për pushime, këmbësorja i preu rrugën, nëna po e mbante në prehër 3-vjeçarin kur makina u përplas me shtyllën

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku fatkeqësisht humbi jetën një 3-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, ku drejtuesja e mjetit Oltja Maloku, 38 vjeç së bashku me djalin e saj D.Maloku 3 vjeç po udhëtonin me mjetin tip “Ford”.

Mësohet se Maloku kishte vetëm disa dit që ishte kthyer nga Suedia për të bërë pushimet në Shqipëri.

Gjatë momentin të aksidentit 38-vjeçarja së bashku me të birin kishin dalë për të shkuar në farmaci, mirëpo një grua i preu rrugën.

Për të shmangur përplasjen me të, e reja ka devijuar rrugën e makinës dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë ndriçimi, për të dalë më pas nga rruga fare, duke përfunduar në arë.

Nga përplasja, i mituri arriti që të mbijetonte, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

38-vjeçarja gjithashtu ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Ajo kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjake, vetëm 6-muajshe.

Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore.