Disa gjëra që ja vlejnë po t’i blini të përdorura

Blerja e gjërave të përdorura vjen me shumë përfitime. Ti kursen ca para dhe në fund të ditës nuk e kupton fare ndryshimin mes asaj që bleve dhe asaj që pe në vitrinat e një dyqani. Sigurisht, disa gjëra ja vlejnë t’i blejmë të përdorura më shumë se ca të tjera. Për çfarë e kemi fjalën?

1. Librat

Librat përveç çdo magjie tjetër kanë aftësinë për të jetuar shumë gjatë për të mos thënë me shekuj të tërë. Prandaj, sa herë të blini libra, zgjidhini të përdorur. Jo vetëm për çmimin e reduktuar, por për faktin që ka më shumë histori tek to.

2. Pajisjet teknologjike

Sigurisht që teknologjia ecën me shpejtësi dhe bashkë me të edhe çmimet. Ja vlen çdo qindarkë për pajisjet e përdorura që e kryejnë funksionon po njësoj.

3. Biçikletat

Biçikletat e reja janë të kushtueshme për shumë arsye, por ju mund dhe duhet të zgjidhni një të përdorur. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh dhe me pak riparime ose një bojë nga ana juaj kurseni mjaftueshëm.

4. Veshjet

Shpesh herë veshjet e përdorura janë blerje e zgjuar. Sidomos nëse të duhen për evente dhe e di që s’do t’i përdorësh më. Nëse rrugët të del ndonjë pallto apo çizme prej lëkure të vërtetë, konsideroje veten me fat.

Girat dhe çdo gjë tjetër ja vlejnë 100% t’i blini të përdorura. Ju thjesht ndani mendjen për të bërë trupin që doni.

6. Makinat

Makinave ju bie vlera që në fillim të përdorimit, prandaj blerja e një makine të përdorur është zgjedhja më e mirë. Mjafton një kontrroll tek mekaniku më vonë.

Nuk ndryshojnë dhe aq shpejt sa objektet e tjera teknologjike prandaj mund t’i merrni pa frikë të përdorura.

8. Lodrat e fëmijëve

Shijet e vogëlushëve ndryshojnë me shpejtësi. Ndonjëherë ata duan të njëjtën lodër për gjithë vitin, kurse herë të tjera nuk e duan atë pas 5 minutash. Bëni mirë t’ja blini të përdorura, për të mos u shpenzuar shumë. Mjafton t’i pastroni dhe sterilizoni siç duhet para përdorimit dhe kaq.