Festa e “Ditës së Verës” është shoqëruar me akte dhe skena dhune duke shkatërruar rendin dhe traditën e qytetit të Elbasanit në këto kohë pandemie.
Trazirat e krijuara vijnë në një periudhë aspak të favorshme dhe i kanë paraprirë zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo gjë vërteton bindshëm se muaji i ardhshëm pret relativisht shumë surpriza për qytetarët.
Shumë figura të njohura politike zgjodhën të deformonin situatën për të kamufluar të vërtetat e dukshme. Ama jo të gjithë heshtën. Telogu Ermir Gjinushi, njëkohësisht edhe kandidat për deputet në LSI nuk ka nguruar të dëshmojë gjendjen katastrofike në të cilën është katandistur konkretisht qyteti i Elbasanit.
I ftuar në emisonin Spotlight ai ka folur pa dorashka lidhur më “parakalimin” e kryeminstirit Rama gjatë ditës së verës në Elbasan.
Në një përpjekje dijnizote për të analizuar hollësisht faktet ka argumentuar “turpin” e kryeministrit, i cili ishte i shoqëruar në qytet me njerëz dhe pjestarë të bandave.
Ai madje u ka bërë thirrje të gjithëve të të ngrejnë zërin dhe të dënojnë aktet e dhunës. Sipas tij, ajo që ndodhi ditën që erdhi kryeminstri, ka fyer rëndë qytetarinë, historinë dhe kulturën e Elbasanit.
“Një kryeministër, një politikan nuk mund të lëviz asnjëherë përkrahë bandave. Elbasani ka humbur paqen dhe kulturën. Qytetaria e Elbasanit është komplet jashtë loje”, shtoi Gjinushi.
Teologu hodhi një hipotezë të fortë kur tha se tashmë pushteti i Rilindjes po përpiqet të krijoj me qëllim situata të tilla, të jashtëzakonshme.
“Pushteti i Rilindjes e ka humbur popullin dhe po përpiqen në të gjitha mënyrat për të krijuar situata të jashtëzakonshme. Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Njerëzit e Rilindjes nuk dalin të ballafaqohen me njerezit dhe gazetarët. Rilindja i vrau Ditën e Verës, pasi iu vodhi Edi Rama, këtu e 20 vite më përpara traditën e Elbasanit,” përfundoi apelin e tij teologu Ermir Gjinushi.