Djemtë e Diana-s kundër gazetarit Bashir/ Nëna jonë humbi jetën prej tij

Si William ashtu edhe Harry morën dje letra zyrtare nga BBC ku media i kërkonte falje për sjelljen e gazetarit të tyre.

Po çfarë ka ndodhur mes Martin Bashir dhe Diana-s?

“Mbretëresha ha nga stresi, si për t`u ngushëlluar nga gjithë problemet që ka. Edëard kurohet nga Sida, Camilla është në depresion, kurse Charles është i dashuruar me dadon e fëmijëvë”, mësohet të ketë thënë Bashir i cili ka shtuar se Diana përndiqej nga familja mbretërore, se letrat e saj hapeshin, telefonatat përgjoheshin e se donin ta shkatërronin.

Ndaj edhe Diana u nxit të fliste publikisht për problemet me Charles dhe kjo solli shpejt fundin e martesës së saj.

Po pse rikthehet në vëmendje sot kjo çështje?

Shënimet e vitit 1995 të Charles Spencer, vëllait të Diana-s, kanë nxjerrë në dritë një anë tjetër të historisë së saj. Sipas informacioneve, shënimet janë mbajtur me shkrim nga Charles Spencer gjatë një takimi 90 minutësh me Diana-n dhe Bashir, kur ky i fundit përpiqej ta bindte për intervistën e famshme. Ia arriti qëllimit. Diana e dha intervistën që shënoi karrierën e Bashir, por sot shikohet si fillimi i fundit të Diana-s. Në këtë intervistë ajo pranoi për herë të parë krizën me Charles dhe lidhjen e tij me Camilla-s.

“Në martesën tonë kemi qenë gjithmonë 3”, tha Diana.

Çfarë erdhi pas saj?

Ishte kjo intervistë me Bashir që i hoqi Diana-s titullin “Shkëlqesia e saj” dhe ishte po kjo intervistë që e bëri paranojake. Diana mendonte gjatë gjithë kohës se po e ndiqnin, se po përgjohej dhe një mike e saj sot shprehet e sigurt se nëse nuk do të kishte dhënë atë intervistë e nuk do ishte takuar me Bashir, do të ishte ende gjallë.

Diana u nda nga jeta në gusht të 1997-ës teksa përpiqej me makinë të largohej nga gazetarët që thuhet se po e ndiqnin për foto.

Ndaj Bashir bien akuzat për manipulim. Ditët e fundit është tërhequr nga BBC për arsye shëndetësore. E vërteta pritet të dalë në dritë.