Këshilli i RTSH liron nga detyra drejtorin Thoma Gëllçi/ Emërohet në vend të tij Martin Leka

Këshilli drejtues i Radio Televizionit Shqiptar liron nga detyra drejtorin Thoma Gëllçi. Këtij të fundit i ka përfunduar mandati që prej datës 6 Maj 2021 por nuk e ka liruar zyrën, duke qëndruar në të në tejkalim të kompetencave të tij.

Në dokumentin e siguruar nga infront.org shihet se dje Këshilli Drejtues i RTSH është mbledhur dhe ka vendosur të lirojë nga detyra Gëllçin duke qenë se i ka përfunduar mandati. Anëtarët thonë se Gëllçi do të përballet me përgjegjësi lirgjore për veprimet e tij pas përfundimit të mandatit.