“Do ju sjell një autobus me ku*va”, Berluskoni zbulon pasojat e premtimit për lojtarët e Monzës: Më kërkojnë që…

Futbollistët e Monzës kërkojnë që Silvio Berluskoni të mbajë premtimin e tij dhe t’u sjellë “autobusin me ku*va” që u ka premtuar atyre. Të paktën kështu pretendon presidenti i skuadrës debutuese në Serinë A, e cila në këtë edicion ia ka dalë që të mundë dy herë Juventusin.Pikërisht para ndeshjes së parë me Juventusin, Berluskoni u kishte bërë lojtarëve të tij premtimin e bujshëm në një vizitë në dhomat e zhveshjeve.

“Tani keni ndeshje kundër Interit, Juventusit dhe Milanit. Nëse fitoni me një nga këto skuadra të mëdha, do ju sjell në dhomat e zhveshjeve një autobus me ku*va”, tha asokohe para lojtarëve të tij presidenti i Monzës. Ekipi në fakt ia doli që të mundte që në ndeshjen e parë Juventusin dhe fjalët e Berluskonit pushtuan të gjitha mediat.

Por duket se ai ende nuk e ka mbajtur premtimin e tij, pavarësisht se lojtarët ia kërkojnë. Kështu konfirmoi ai vetë pas fitores së radhës të Monzës, atë të sotmen me shifrat 2-0 në fushën e Juventusit. “Më kërkojnë që të mbaj premtimin, mora 100 telefonata”, ishin fjalët e Berluskonit.