Dje Marius Dema, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qema disa muaj më parë, la qelinë.
Gjykata vendosi për të “arrest shtëpie”, ndërsa ai është pritur me përqafime nga miku i tij Blerim Hoti.
Ky i fundit, i cili ka qenë në vendngjarje ditën e kobshme për të riun Qema, ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet duke i hedhur krahun në qafë Marjus Demës, i cili po shijon lirinë.
“Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im! Të dua”, i thotë ai, Dëmës.
“Faleminderit vlla faleminderit. Edhe unë të dua”– i përgjigjet i riu, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ende nuk dihet arsyeja dhe cilat kanë qenë pretendimet se pse gjykata vendosi ta lirojë nga burgu.