“Donte të më gjente burrë në Shijak”/ Beniada surprizohet nga daja Pashuk: Pas kësaj videos më latë pa u martuar

Beniada Nishani është një nga banoret më të pëlqyera për publikun, pasi ka fituar zemrën e tyre me mënyrën se si flet gjuhën shqipe. Por jo vetëm kaq, pasi ajo është gjithashtu edhe një vajzë shumë pozitive dhe e qeshur.

Videot e Beniadës në rrjetet sociale tashmë janë bërë virale gjithandej. Nuk mund të harrohen fjalët e saj për Butrintin dhe Ylli Limanin, ndërkohë që të tjera video që kanë qarkulluar janë ato ku Beniada përshëndet daja Pashukun.

Ky i fundit ishte mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të surprizuar modelen e njohur, e cila u emocionua shumë pasi nuk e priste një gjë të tillë.

“Daja Pashuku mendonte të më gjente një burrë në Shijak se ka burra të mirë. Pas kësaj videos më latë pa u martuar. Nuk më doli fati në Itali dhe tani në Shqipëri nuk do të më dalë fati, as këtu. Ca janë ato videot se na nxorët bojën”,  tha Nishani duke shkaktuar të qeshura.

“Gjithë Shijaku më pyet se çfarë e ke Beniadën ti’, u shpreh Pashuku, i cili tha se krenohej me të, dhe e ndiqnin me padurim në “Big Brother VIP”.