Dosja “Ambel Beach” në duar të sigurta/ Prokurori Ervin Karanxha i jep fund mafiozit Helidon Gjikoka

Drejtësia ka arritur të triumfoj pas një “beteje” të gjatë ligjore që në bazë kishte falsifikimet për përfitime të tjera. Prokurori Ervin Karanxha, me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet arriti ti jepte fund mafiozit Helidon Gjikoka. Ky i fundit në bashkëpunim me Ariton Kasaj rezulton se ka përdorur formularin e falsifikuar si dhe dokumenta të tjera të falsifikuara me qëllim për të vjedhur nëpermjet mashtrimit pronen e ligjshme të Ilir Kokës. Edhe pse prona dhe trualli rezultonte si pjesë e  ligjshme e vellezerve Koka, me anë të mashtrimit ka  kaluar në pronesi të Helidon Gjikoka me ndihmen e Ariton Kases.

Të dy në bashkëpunim kanë kryer vepren penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer ne bashkëpunim” dhe të “Falsifikim i vulave dhe Stampave ose i formularve e kryer në bashkepunim në dëm te viktimes Ilir Koka” e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 143/3-25 dhe 190/2 Kodit Penal.

Gjithashtu janë konstatuar mbi 20 dokumenta të falsifikuara të kryera nga banda e ALUIZNIT Vlorë dhe e zbardhur në mënyrë të detajuar nga Vezir Gjikoka( djali i Xhaxhait të shtetasit Helidon Gjikoka), i cili ka pranuar të bashkëpunoj me drejtësinë dhe ka treguar hollësi mbi hetimet e kryra nga Prokuroria e Tiranës. Aktualisht Vezir Gjikoka mban postin e juristit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.

Prandaj edhe prokurori Ervin Karanxha sekuestori pasurinë e paluajtshme përfituar me lejen e legalizimit Nr .211988 datë 20.09.2018,  për objektin kompleks shërbimi , me adresë: Gjilekë Bashkia Himarë , zona kadastrale 1739, Nr.pasurisë 200/301, sip. e parcelës ndërtimore 1353 (njemije e treqindë e pesëdhjetë e tre ), sip. Totale e ndërtimit për banim 451 m2 dhe çdo veprimi tjetër, pasuri për të cilën kanë dalë vërtetimi hipotekor me nr 84 datë 28.01.2019 .

Sekuestrimi është kryer sipas të dhënave në të pasqyruara në regjistrin hipotekor me nr 84 datë 28.01.2019 e cila ndodhet në në zonën kadastrale 1739 vërtetim i cili është në emër të kriminelit Helidon Gjikoka.