Në 3 korrik të vitit 2019, disa javë para se të dorëzonte detyrën, kryetarja në largim e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani ka firmosur tenderin e radhës abuziv për kompaninë ‘Meteo’ shpk, (NIPT: L26310801C), me pronar Eral Myftaraj, një 47- vjeçar.
Kompania e ndërtimit e themeluar në janar të vitit 2012 me 100 mijë lekë kapital, nga 9 tendera që ka marrë e vetme, 7 i ka marrë pikërisht nga Bashkia e Gramshit, një tregues ky që ngre dyshime për një skemë klienteliste mes Eral Myftaraj dhe Luljeta Dollanit, sot nënprefekte e Elbasanit.
Bëhet fjalë për tenderin për sistemimin dhe asfaltimin e lagjes X, Kocaj, në Gramash, me fond limit 410 mijë USD. Oferta fituese e kompanisë së Eral Myftarajt është rreth 400 mijë USD, një tjetër tregues ky i dyshimtë.
Dokumentet që kemi siguruar nuk flasin për dyshime, por për një tender me hije të fortë korrupsioni, ku kompania e ‘Meteo’ është shpallur fituese në mënyrë të paligjshme, pasi nuk plotësonte kriteret dhe ‘Meteo’ ka mashtruar me dokumentet.
‘Meteo’ shpk nuk përmbushte kriteret për stafin dhe mjetet. Nga dokumentacioni rezulton se Eral Myftaraj, pasi dyshohet se kishte arritur më parë një pazar Luljeta Dollanin për të marrë tenderin, ka paraqitur në dokumente mjete dhe inxhinierë, të cilët i kishte angazhuar në një tender tjetër, të fituar po nga Bashkia e Gramshit. Pra, janë paraqitur dokumente të rreme.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i cili pas këtyre fakteve duhet të arrestohet nga SPAK, e ka shpallur fituese kompaninë e Eral Myftarajt, edhe pse kompania kishte paraqitur të njëjtët mjete, që i njëjti komision i kishte pranuar për një tender tjetër.
Sigurisht, afera me tenderin për sistemimin dhe asfaltimin e lagjes X, Kocaj është thjeshtë një ilustrim i veprimtarisë së korruptive të kompanisë ‘Meteo’ shpk.
Po si i ka fituar tenderat e tjerë Eral Myftaraj me kompaninë e tij? Vetëm gjatë viteve të fundit, ‘Meteo’ shpk ka marrë rreth 40 tendera të dyshimtë, e vetme dhe duke u bashkuara me kompani të tjera, me vlerë mbi 20 milionë euro.
Dhe në Bashkinë e Lushnjes ka marrë vetëm 1 milionë USD tendera të dyshimtë, tregues i shtrirjes së ‘oktapodit’ Eral Myftarajt nga Gramshi në Tiranë.
Për mënyrën se si Eral Myftarajt ka rritur të kanalizojë në llogaritë e kompanisë së tij miliona euro nga paratë publike, herë më letra false dhe herë me gara formale, do flasim më në detaje në vijim.
Myftarajt kontrollon edhe dy kompanitë të tjera Albanian Archives me 4 punonjës, si dhe kompaninë “AL-MEXËOOD” me 28 punëtorë, e skeduar për rrafshim pyjesh. Me anë të “AL-MEXËOOD”, Eral Myftaraj ka marrë rreth 50 tendera gjithashtu në mënyrë të dyshimtë.
Ndërsa drejtorë dhe kryebashkiakë të lakuar për korrupsion firmosin tendera për kompaninë Eral Myftarajt, ky i fundit, nga të dhëna të siguruara në sistemi TIMS, ka nisur të qëndrojnë më shumë në ajër se sa në tokë.