Drejtësia në një “rreth vicioz”/ Kolopsi që po bie mbi supet e qytetarëve

Kanë kaluar plot 4 vite nga fillimi i Reformës në Drejtësi, por pavarësisht këtij fakti gjithcka ka mbetur në vend.

Reforma në Drejtësi në Shqipëri, e cila u miratua me Konsensus të plotë në Parlament, në Korrik të Vitit 2016, ka hasur në disa problematika të paparashikura nga hartuesit e saj. Një nga pasojat e mëdha është mungesa e afro 36% e trupës së gjyqtarëve dhe 22 % e trupës së prokurorëve për shkak të largimeve pas proçesit të Vettingut.

Kjo situatë solli bllokimin për rreth dy dhe 3 vite, përkatësisht të Gjykatës Kushteuese dhe asaj të lartë. Gjykata kushtetuese u bë funksionale në fund të vitit 2020 dhe pritet që të shqyrtohen 36 mijë dosje.

Tani për tani kemi një sistem drejtësie që është futur në kaos dhe pa asnjë vizion. Institucionet e reja akoma janë të brishta dhe të paformuara, madje të futur në një rreth vicioz pa zgjidhje. I gjithë ky kolaps bie mbi supet e qytetarëve të cilët do të duhet të vijonë të përballen me ditë të vëshitra në marrjen e drejtësisë. Akoma reforma nuk është një produkt të prekshëm për to.