Drejtuesi i policisë Vlorë ndërton pa leje

 Shefi i Komisariatit Himarë , Artur Veshaj është në funksion të lartë të policisë i cili ka shkelur vet ligjin, dhe nuk ndërshkohet nga ana e institucioneve përkatëse duke e lejuar  të vijoj detyrën e tijë  në polici dhe me ngritje në detyrë duke e vënë shef komisariati , duket qartë që është një trajtim i pa barabart  me qytetarët e thjeshtë, pasi nëse do të ishte dikush  i cili do të ndërtonte pa leje, policia me njëherë do kishte bërë arrestime të personit që ndërton pa leje për të cilën janë nxjerë akteve administrative vendim nr 16 dt 20.2.2015 “per prishjenn e objektit te kunderligjshem dhe vendimit nr 14 dt 20.2.2015 “per denim me gjobe” leshuar nga IKMT Tirane.  Duke qënë se ndërtimi  pa leje është vepër penale atëher ky personazh i Policisë së Shtetit duhet të ishte dënuar minimalisht 3 vite buurg, por në rastin konkret  jo vetëm se nuk është dënuar por është ngritur në detyrë.

Si mundet që një officer që kryen hetime për ndërtim të pa ligjshëm të jetë objektiv  në hetime kur ai është vetë i pari që  i ka shkelur?

Policia ka për detyrë të  garantojë besimin e publikut në funksionimin, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, të administratës publike dhe njëkohësishtë  është detyrë  dhe merr  të gjitha masat e arsyeshme për të ruajtur dinjitetin e funksionit, duke përfshirë veprimtaritë e kryera edhe kur nuk është duke ushtruar funksionet zyrtare.