Elton Qyno
Sekuestrimi i 119 kg kokainë, brenda pakove me banana të një kompanie private në Tiranë, ka ngritur mjaft pikëpyetje mbi vigjilencën e punonjësve të skanimit në Portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit.
Veç rastit të publikimit të rrogave mujore, rasti i fundit i futjes së kamionit me 119 kg kokainë duke e nxjerë në skaner të pastër, tregoi se shteti Shqiptar ka rënë.
Vigjilenca e këtij shteti është për ibret. Pasi nëse ke pak vullnet dhe pak lek, ygjymmmmmmm dhe nga Porti i Durrësit mund të nxjerësh çfarë të duash.
Nga ana tjetër policia është në gjumë dimri, ose mund të dinë diçka por nuk ngurojnë, janë të kapur edhe ata se njerëz janë.
Nëse nuk do mernin një telefonatë në datën 30 dhjetor nga administratori i kompanisë së bananeve, struktura e policisë nuk do kishin mundur të mësonin asnjë informacion, mbi këtë linjë trafiku të Kokainës.
Në kontinjerin me banane rezulton se mungojnë 106 kuti, të cilat besohet se janë hequr në Itali dhe Shqipëri. Të gjitha kanë qënë të ngjeshura mirë me kokainë. Dhe kokaina çuditërisht, nuk ka qënë në trupin e jashtëm të kontinjerit, por brenda tij, brenda arkave të bananeve.
Imagjinoni vetë sa kokainë ka pasur në 106 arkat e hequra. Thuajse gjysmi i koktinjerit, ka qënë me kokainë.
Ndërsa hetimet tashmë janë fokusuar në operatorët e vëzhgimit në skanerin e Durrësit. Pasi “A”-ja e këtij hetimi të nisur në Shqipëri, fillon pikërisht aty.
Ishte i njëjtij skaner dhe i njëjti staf personash që kapën 7 herë koninjerët e kompanisë së bananeve “Alba Ekzotik Fruits” me një sasi të vogël kokaine.
Ashtu si kundër pronarin e kësaj kompanie e shpallin në kërkim, ndërsa tjetrin jo.
Ndërsa habitshëm sërisht është i njëjti skaner dhe i njëjti staf që tek kontinjeri i “Bana King”, nuk gjen asgjë edhe pse aty brenda kishte gati 120 kile drogë.
Çështja në fjalë pritet ti kalojë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme SPAK. Por ajo që vijon të mbetet mister në këtë çështje është fakti, në mos nxitimin e Policisë së Shtetit, për të verifikuar rastin.
Nuk dihet se kush e ka vënë në gjumë Policinë, lidhjet e forta të Trifonit, ndonjë impenjim më i rëndësishëm apo ka ecur me atë llogjikën “…hë mo se këtu jemi, e verifikojmë dhe nesër…”.
Kjo çështje ka shumë paqartësi, ka shumë pikëpyetje. Po ç’lidhje kam unë me ty…? Nga ngjajmë ne të dy…”? A e ke parë ndonjëherë veten…?
As Arditi me majmunin Abu, dy sinjorët e imazhit promocional të “Bana King”, nuk i japin përgjigje dhe i bëjnë derman kësaj ndodhie.
INFORMIMI I DREJTORAVE
Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano dhe Drejtori tjetër Tonin Vocaj, është vënë në dijeni, se cfarë kishte ndodhur vetëm një ditë më pas.
Ndërsa strukturat e hetimit të trafikut të narkotikëve s’kanë pasur asnjë informacion.
Policia ka shkuar në vendgjarje dy ditë pasi kishte ndodhur fakti, i futjes në kamion të 4 personave në fshatin Romanat.
Policia ka shkuar në kapanonin e “Bana King” mesditën e 30 Dhjetorit, ndërsa në mbrëmje, dy drejtorat Vocaj dhe Nano, ishin në një asmbjent festiv me gazetarët e Kronikës së Zezë.
Ndërsa unë vetë si Elton, kam publikuar në “Ora News” lajmin e kapjes së drogës në orën 20:19.
Pikërisht pas njoftimit të pronarit të kompanisë Trifon Murataj dhe administratorit, Marson Murataj, ndërsa ky i fundit ishte njoftuar nga shoferët e firmës, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliaj.
Saliaj është shoferi që mbrëmjen e 28 dhjetorit, ka pasur kontakt me 4 personat, që i kanë dalë në fshatin Romanat të Durrësit dhe detyruar të ndalojnë.
KËRKONIN TELEVIZORA PLAZMA
Sipas dëshmisë së tij, personat e kanë detyruar të hapë krahun dhe pasi e kanë zbritur në tokë, kanë kontrolluar kamionin.
“…Ata më thanë se jemi të shtetit, jemi të policisë, pasi kishin dhe armë me vete. I besova dhe i lashë të kontrollonin kamionin.
Ata me njëri-tjetrin flisnin se kërkonin televizora plazma, por në kamion kishte vetëm banane…”-ka treguar shoferimi i kompanisë. Katër personat u larguan me shpejtësi, me kërcënimin tek shoferi se nëse do të fliste do ti zhduknin familjen.
Kur lexon dëshminë e shoferit, ata katër persona të duken si ata trimat e Selfo Qorrit tek një film Shqiptar.
Pas njoftimit të marrë nga punonjës të kompanisë “ZICO SHA”, e cila ndodhet në Vaqarr, Tiranë, një ditë më vonë më datë 30 dhjetor 2021, rreth ores 10:30, është shkuar në ambjentet e magazinave të kësaj kompanie, ku është konstatuar një automjet kamion me targë AA 126 RE, i cili kishte të ngarkuar arka bananesh në kontenjerin, i cili u gjend i hapur dhe jashtë këtij kontenjeri ishin dhe 4 (katër) paleta me arka bananesh sipër, të cilat ishin shkarkuar nga ky kontenjer dhe ishin në ambjentet e magazinës së firmës ZICO SHA.
Gjatë kontrollit të ushtruar në arkat e bananeve të këtij kontenjeri u konstatuan poshtë bananeve në shtatë arka bananesh, brenda të cilave ka material pluhur të ngurtësuar, me pako në formë drejtkëndëshi të mbëshjella me natriban e të cilit ka transparent poshtë të qese ngjyrë të bardhë të dyshuar si lënde narkotike Kokainë.
Pasi u numëruan pakot me lëndë të dyshuar natkotike rezultuan 100 copë pako me lëndë të dyshuar narkotike, të llojit Kokainë.
E habitshme është se pse shoferi nuk njoftoi menjëherë policinë. Ndërsa ka qëndruar pothuajse gjithë natën në Romanat për të bërë gomën e kamionit, të cilën sipas tij ja kanë çarë 4 agresorët.
TAKIMI NË ZYRË E BISEDA
ME KAMERA NGA AMERIKA
Është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, Petrit Demishaj, i cili ka deklaruar se është i punësuar tek kompania “ZICO SH.A”, me aktivitet tregëtar të tregetimit të mallrave ushqimorë si banane, mish etj.
Ai tek kjo kompani është punësuar që nga viti 2010, me detyrën e shefit të logjistikës dhe zyrat i kanë në Vaqarr, ku janë dhe magazinat frigoriferike të kompanisë.
Administrator i Përgjithshëm është Trifon Murataj, i cili është dhe pronari i kësaj kompanie. Me datë 28 dhjetor 2021, në ora 18:13, e ka marrë në telefon shoferi i kamionit të kompanisë, ku punon Hasan Saliaj, i cili i ka thënë se i janë çarë dy gomat e diferencialit të anës së pasagjerit dhe me pas janë lidhur dhe me shoferin tjetër, Gëzim Kalaja, që ti dërgonte dhe ai gomën rezervë të vetën, pasi i ishin çarë dy goma.
Më datë 29 dhjetor 2021, kur shkon në punë si zakonisht ka vënë re që kamioni, që kishte sjellë ngarkesën me banane ku shofer ishte Hasan Saliaj, nuk ishte shkarkuar.
Midis orës dhjetë dhe dymbëdhjetë të paradites e ka marr në telefon administratori kompanisë Trifon Murataj nga Amenka dhe i ka thënë: “…do marrësh Marsonin, i cili është menaxheri i bananeve dhe Tashon, i cili quhet Anastas Kriqi, i cili merre me import eksportin dhe do të shkoni tek zyra ime…”.
Shkojnë të tre tek zyra administratorit dhe me kamera flasin me pronarin, Trifon Murataj, i cili u ka thënë se kemi një problem me kamionin e Hasanit.
Marsoni, kishte folur përpara me administratorin dhe ja kishte shpjeguar situatën, por ai dhe Anastasi nuk dinin gjë.
Aty ka ndërhyrë Marsoni dhe i thotë administratorit që i ka ndaluar puntorët të shkarkonin kontenjerin pasi kishte parë parregullsi të arkave të bananeve, por ishte shkarkuar një sasi e vogël sapo kishin filluar.
Administratori tha se:”…kontenjeri që kishte sjellë ngarkesën Hasani është i ç’rregullt dhe Hasanit i kanë dalë në rrugë mbrëmë dhe i kanë thënë se hape krahun dhe i kanë kontrolluar kontenjerin…”.
Ai i ka thënë se: “…nuk kam dijeni por vetëm di që janë çarë dy gomat por administratori Trifon Murataj, i ka thënë se:“…e ka njoftuar Marsoni, i cili kishte komunikuar me shoferin Hasanin dhe më pas Marsoni kishte marrë administratorin Trifonin, që i kishte s’pjeguar situatën.
Midis të tjerave administratori ka thënë se:“…shoferin e kanë kërcënuar me familje dhe me jetë dhe i kanë hapur kontenjerin, i kanë kontrolluar mallin dhe pasi janë larguar personat i kanë lënë derën hapur të kontenjerit dhe dy ose tre kutia bananesh në tokë prandaj për këtë herë e kanë porositur se nuk duhet të flasë me asnjë njeri…”.
Adiministratori, Trifon Murataj, ka thënë se ai vetë do të njoftonte instancat shteterore konkretisht policinë, drejtorin e përgjithshëm.
BISEDA ME GLEDIS NANON
Pas disa minutash e ka marrë në telefon prapë administratori Trifon Murataj dhe i ka thënë se:
”…kam folur në telefon me në Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë zotin Nano dhe ja kishte s’pjeguar dhe atij situatën që kishte ndodhur me kamionin e tyre ku ishte shofer Hasan Saliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i kishte dhënë numrin e tij të celularit 068602XXXX, që organet e policisë të komunikonin me të për këtë situatë….”.
POLICIA SHKON TË NESËRMEN
PËR TË KONTROLLUAR NUK
DINTE AS KU NDODHEJ FIRMA
Pas dhjetë ose pesëmbëdhjetë minutash e ka telefonuar në telefon një drejtues policie, i cili i ka thënë se është Tonin Vocaj, dhe se numrin e tij ia ka dhënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisëe, Gledis Nanon, dhe i ka kërkuar që ti s’pjegojë situatën.
Pasi ka folur në telefon dhe me Tonin Vocaj, është lënë që të vinin punonjësit e policisë me datë 30 dhjetor 2021, të nesërmen.
Më datë 30 dhjetor 2021, rreth orës nëntë e ca të paradites, është kontaktuar nga oficerët e policisë dhe pasi u ka treguar se ku ndodhej kompania ato kanë ardhur rreth orës dhjetë të paradites.
Pasi ka marrë kontakt me punonjësit e policisë, ju ka s’pjeguar situatën dhe i ka dërguar tek kontenjeri. Me pas punonjësit policisë kanë vazhduar me procedurat e tyre kqyrje etj.
POLICËT BËHEN HAMAL,
HEQIN ARKAT ME BANANE
Pasi kanë bërë kqyrjet e para punonjësit po kamionit mbi të cilin ishte kontenjeri i mbushur me banane, punonjësit e policisë ju ka thënë ndihmoni me puntorët e ngarkim shkarkimit, qe të shkarkojnë arkat e bananeve për të tootenjerin që ti shikonin vetë në mënyrë të detajuar një për një pasi në kontenjer ishin rreth 20 ton me banane.
Gjatë shkarkimit të bananeve ka parë që punonjësit policisë gjetën një elektrik të ndezur dhe vazhdoi puna përsëri me shkarkimin e bananeve dhe kur po shkonin gati drejt fundit, puntorët thanë se ka disa arka që janë pak më të rënda se arkat e tjera të bananeve.
Punonjësit e policisë ndërhynë aty, duke parë arkat e bananeve kishin banane sipër por kur i hapën punonjësit, vunë re se poshtë shtatë arkave ishin disa pako drejtkëndëshi që nga fjalët e punonjëve të policisë ka marrë vesh që ishin lëndë e dyshuar narkotike.
Ai nuk ka dijeni apo ndonjë dyshim se kush mund ti ketē lënë ato pako lënde narkotike, në arkat e bananeve.