Ditën e sotme policia e shtetit ka ushtruar dhunë shtazarake kundrejt banorëve të fshatit Lumas, duke shtypur me forcë protestën paqësore për të cilën protestojnë prej muajsh.
Policia e shtetit nën komandën e kriminielit Edmond Targaj ka goditur dhe hedhur gaz lotsjellës kundër banorëve që protestonin vetëm me të vetmin qëllim mbrojtjen e kompanisë Salillari Shpk me përfaqsues vrasësin e vëllait Pëllumb Salillari.
Komandën e drejtorit kriminel Edmond Targaj, i cili ka përdorur në mënyrën më të tmerrshme policinë, në atë llojë forme si të ishte “SHRSF” private dhe në shërbim të krimit të organizuar, me përfaqsues Pëllumb Salillari,
Kriminieli Edmond Targaj njihet si një hajdut ordiner që cdo kush që ka punuar afër me të ka historitë e veta të pazareve të përditshme për të bërë para me detyrën dhe në rastin konkret duket qartë se është përfshirë dhe në afera kriminale me shtetasin Pëllumb Salillari dhe e ka kthyer policinë e shtetit në polici të shërbimit të vrasësit Salillari.
Si Drejtor i policisë në Korçë u merrte policëve të Qarkullimit nga 200 mijë lekë në muaj dhe për këtë do tju vëmë në dispozicion në ditët në vijim përgjime të cilat duken qartë se ky kryekriminel është i korruptuar dhe sërish po vijon korrupsionin edhe në qytetin e Beratit me vrasësin Pëllumb Salillari?
Si mundet një ish polic sot të jetë milioner e të sponsorizoj klubin sportiv “Luftëtari” pa punuar akund veç policies dhe duket qartë se ky personazh është kryekëmb i lidhur me krimin.
A nuk është ky një pastrim parash i pastër i parave të trafikut dhe hajdutërisë së tij dhe të vendosësh në krye të policisë Berat një analfabet dhe hajdut profesionist dhe të paaftë kjo vetëm në pushtetin e rilindjes ndodh.
Është e tmerrshme se si krimineli Edmond Targaj ka dhunuar banorët e fshatit Lumas që mbrojnë zonën e mbrojtur Monument Natyre, që po shkatërrohet nga dora e kriminelit Salillari, me mbështetjen e ushtarit besnik drejtues operacioni banditin dhe hajdutin tjetër zëvëndës drejtorin shkëlzen Xhezairaj për të cilin shkrimet në vijim do tju tregojmë bëma të jashtëzakonshme me zë dhe me figurë të një hamshori.