Dy vatra zjarri në Kurbin dhe Krujë, rrezikohen banesa dhe shtylla e tensionit të lartë

Një zjarr ka rënë ditën e sotme pranë fshatit Shemri në Kurbin. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë, duke rrezikuar edhe linjën 400 KW, e cila furnizon fshatin me energji elektrike.

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, kanë favorizuar edhe përhapjen e zjarreve në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Po sot një tjetër vatër zjarri është përhapur në një pemëtore në lagjen Micjane të Borizanës, në Krujë.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt fshatit Shemri në Kurbin dhe Krujë për të vënë në kontroll situatën