Rezarta Aliu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2011, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën e Përmetit dhe aktualisht e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Durrësit.Gjyqtarja Rezarta Aliu e Gjykatës Administrative të Durrësit, është përballur me vetingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i cili vendosi ta konfirmoj në detyrë në kundërshtim me ligjet dhe dyshohet për veprim korruptiv.
Rezarta Aliu, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Durrësit u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me trupën gjykuese që përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli dy nga të cilat janë jo pak të njohura për veprimet e tyre kriminale.
Tre muskëtjerët e vetingut dy ndaj të cilët janë në ndjekje penale për falsikim dokumentash, dhe fshehje të të ardhurash, hetime të cilat janë duke u përfunduar dhe nga momenti në moment priten që këto komisionere të merren të pandehura, kanë gjykuar gjyqtaren e inkriminuar Rezarta Paja.
Dyshohet se Gjyqtare Rezarta Aliu, është gjykuar në konflikt interesi dhe në shpërblim të ndereve që janë bërë falsifikatores Firdes Shuli, në kohën kur Gjyqtarja Rezarta Aliu ka qënë gjyqtare në gjykatën e Përmetit, ku ka gjykuar jo pak kontrata fallco të kryera nga Firdes Shuli.
Gjyqtarja e gjykatës Administrative Durrës Rezara Aliu, është e njohur për vendime skandaloze, dhe jo pak herë është demaskuar në media për bëmat e saj, por këto denoncime mediatike kanë rënë në vesh të shurdhër, përpara komisionerëve të Korruptuar dhe antarëve KPK , të cilët e kanë kthyer vetingun në vatër të tmerrshme të Korrupsioni fakte të cilat do tjua publikojmë në artikujt në vijim.
Një ndër rastet me skandaloze të gjykuar nga kjo gjyqtare, është dhe rasti kur Gjyqtarja, Rezarta (Paja) Aliu, gjyqtare në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Durrës, edhe pse cakton një ekspert për të bërë matjet në terren për një çështje gjyqësore në fund vendos vetë, me arsyetimin se eksperti ka gabuar në caktimin e vijës së detit.
Eksperti Romeo Nazarko u caktua nga vetë gjykata për të bërë matjet e distancës së një objekti i cili nuk ishte legalizuar, pasi sipas Aluiznit ishte më afër se 145 metra me vijën bregdetare por me arsyetime të çuditshme kriminale është rrëzuar akti nga gjyqtarja shekspire Paja.
Në aktin e ekspertimit që z.Nazarko depozitoi në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë Durrës , të gjitha distancat ishin mbi 150 metra. Por që ky akt ekspertimi u hodh poshtë nga gjyqtarja me arsyetimin se eksperti nuk kishte bërë mirë matjet e fenomenit të baticës dhe zbaticës.
Dhe pa qënë vet fare në terren që të maste gjyqtarja ka dhënë mendim kundër ekspertit që është vendim satiro-komik si më poshtë:
“Ekspertin ajo e caktoi vetë, pastaj thotë ai nuk ka bërë mirë matjet, dhe futet e shpjegon baticën e zbaticën ” .
Ing.Gjeodet Romeo Nazarko i depozituar edhe në Gjykatë, në të cilin janë pasqyruar 3 llojë matjesh, në ditë me diell, në ditë të vërenjtur dhe pamje nga Gjeoportali Kombëtar. Të gjitha distancat e nxjerra në akt ekspertimi janë mbi 150 metra. Ç’ka nënkupton se objekti duhet të legalizohet. Por në fakt tjetër gjë ka ndodhur në gjykatë, vetë gjyqtarja në arsyetimin gjyqësorë ka marrë përsipër të sqaroi baticën dhe zbaticën dhe të hedhë poshtë aktin e ekspertimit, duke thënë se vija e detit e përcaktuar nga eksperti është e gabuar pa qënë asnjëherë në terren veprim ky që na bënë të dtyshojmë se është kryer për arsye kriminale dhe korruptive.
Këto raste dhe shum raste të tjera korruptive do të publikohen nga ana jonë në ditët në vijim dhe do të kënaqeni me bëmat e gjyqtares së reformuar nga një trup gjykuese e korruptuar si Bekteshi dhe Shuli i KPK.
Por ky veprim korruptiv dhe shumë të tjerqa që kanë qënë të depozituar në dosjen gjyqësore, nuk është konstatuar me qëllim nga trupa gjykuese e inkriminuar e përbërë nga Bekteshi dhe Shuli, dy injorante të tjera të sistemit të drejtësisë së re, të cilat nuk kanë primare drejtësinë por shkatërrimin e gjyqtarëve të ndershëm dhe korrekt.
Një tjetër skandal në system të kalbur të drejtësisë janë dhe dy gjobvënësit e titulluar Komisioneri Publik, të cilët janë Florjan Ballhysa dhe Dariel Sina, ata kanë mbyllur të dy sytë përpara kësaj masakre duke lejuar në system një Gjyqtare të inkriminua.
Komisioneri Publik, të cilët janë Florjan Ballhysa dhe Dariel Sina nuk kanë zgjedhur të luftojnë faktin Kriminal por janë bërë palë me krimin dhe korrupsionin.
Duke qënë se ka dyshime se Komisioneri Publik i përbërë nga Florjan Ballhysa dhe Dariel Sina , me qëllim, nuk kanë ankimuar vendimin e gjyqtares së yjeve ,Rezarta Paja, për të cilët janë mbledhur prova mjaftueshëm dhe së shpejti do të depozitohet kallzim penal në SPAK për këtë aferë korruptive.
Ditët në vijim do tju publikojmë fakte dhe prova, të lidhjeve korruptive të gjyqtares Rezarta Paja, me antaren e KPK Firdes Shuli, por edhe fakte të tmerrshme kriminale të ndodhur midis Gjyqtares Paja, dhe dy Gjobvënsave Ballhysa dhe Sina.
Kaq për sot.