Ditën e sotme ka rënë zjarr në Vlorë, në lagjen “Kushtrimi” dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.