Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vettingut për ish-gjyqtarin Alaudin Malaj në të cilin ai u përjashtua nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Ish-gjyqtari dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në korrikun e vitit të kaluar. Në 15 shtator kërkesa e tij për dorëheqje u pranua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Roland Ilia vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e tij.
Kontradikta qëndron tek fakti se komisionerja Suela Zhegu është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.
Gjyqtari e akuzoi atë ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Pasi komisioneres I janë gjetur një seri parregullsish në lidhje me punën dhe pasuritë që zotëron.
Pasi dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë Malaj ai kërkoi t’i njihej statusi magjistratit, por kjo kërkesë nuk u pranua. Prandaj ai iu drejtua Komisionit të Pavarur të Apelimit, i cili sot vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK-së për përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vitet e ardhshme.