Në shenjë falenderimi për konstatimin e shkeljeve të Bashkisë dhe njëkohesisht kërkojnë nga IKMT vendim pezullim punimesh, prishje të punumeve të paligjshme, dhe dënimin me gjobë të Bashkisë Kuçovë. Protesta do të mbahet ditën e sotme në orën 09:30.
Pak ditë më parë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vendosi gjobitjen e Salillarit me 650 milion lekë dhe prishjen e punimeve që ishin bërë për ndërtimin e ujësjellësit në burimin e Sinecit.
IKMT zhvilloi inspektim në zonë dhe zbuloi se uji ishte marrë pa një leje administrative.
Kujtojmë se ditën e djeshme, mbi 100 banorë të fshatit e kallëzuan në SPAK administratorin e firmës, Pëllumb Salillari si dhe kryebashkiaken e Dimalit, për shpërdorim detyre dhe vepra kriminale, duke denoncuar dëmin e madh ambiental që i është shkaktuar zonës nga punimet.