E habitshme/ Ish-gjyqtari kërkoi rikthimin në Vetting dhe përjashtimin e Etleda Çiftjas

Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj i kërkon KPA rikthimin e çështjes së tij në KPK dhe gjykimin nga një tjetër rup gjykues.

Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, rikthimin e çështjes së tij në shkallën e parë të Vetingut dhe përjashtimin nga gjykimi të komisioneres Etleda Çiftja. Një kërkesë e tillë drejtuar KPA është tepër e rrallë, pasi Malaj dha dorëheqjen nga detyra në korrik të vitit 2020, pas 27 vitesh karrierë në drejtësinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendoi në fund të muajt korrik 2020 të pranonte dorëheqjen e Malajt si dhe të deklaronte mbarimin e statusit të tij si magjistrat. Procesi Vetingut për Alaudin Malaj kishte nisur që në muajin shtator të vitit 2018, duke zgjatur rreth 22 muaj.

Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Genta Bungo. Genta Bungo u zëvendësua me Lulzim Hamitajn, ndërsa më vonë Lulzim Hamitaj u zëvendësua me Roland Ilian. Pas dorëheqjes dhe vendimit të KLGJ, në 15 shtator 2020 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur ndërprerjen e Vetingut për Malajn si dhe përjashtimin e tij për 15 vjet nga drejta për t’u bërë pjesë e gjyqësorit.

Malaj për këtë arsyje ka dërguar një kërkesë për përjashtimin e Etleda Çiftjas nga gjykimi i çështjes së tij, kërkesë e cila është rrëzuar nga KPK.

Etleda Çiftja vijon të jetë akoma pjesë e komisionerëve që po gjykojnë gjyqtarët dhe prokurorët, ndërkohë që vetë është e zhytur në llumin e padrejtësive.

Ajo akoma qëndron pjesë e Vettingut pavaresisht se ka një seri parregullsish në lidhje me punën dhe pasuritë që zotëron.