Policia Angleze thotë se ka sekuestruar sasinë më të madhe “cash” në Fullham.
Tre persona u arrestuan njëri pas tjetrit, pasi hetimet zbuluan lidhjen e tyre me paratë e pista.
Policia Metropolitane thotë se Sergejs Auzins, Ruslan Shamsutdinov dhe Serëan Ahmadi, prej kohësh merreshin me pastrimin e parave të pista.
Dy prej tyre u arrestuan në flagrancë me qese të mbushura me sasi të konsiderueshme parash, mbi 50 mijë paund. Ata u kapën teksa dolën nga shtëpia. Një tjetër sasi prej mbi 100 mijë paund u gjetën në makinën e parkuar, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u zbulua pjesa tjetër.
Gjithsej 5.4 milion paund, që policia thotë se qëndronte në shtëpi, pasi kriminelët nuk dinin se çfarë të bënin me to.