E padëgjuar më parë/ Pas një debati, shqiptari dhunon dhe bën për spital priftin

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në Bolonjë të Italisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një shqiptar ka dhunuar priftin, At Domenico Vittorini.

At Domenico Vittorini u sulmua nga shqiptari para bazilikës së San Giacomo. Si fillim shqiptari 35-vjeç ka debatuar me priftin, arsyeja nuk dihet ende, dhe më pas ka filluar ta gjuajë atë me grusht.

Mediat vendase raportojnë se 35-vjeçari ka një të kaluar kriminale dhe gjithashtu ka probleme të shëndetit mendor.

Pas prifti është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa 35-vjeçari është arrestuar.