Prokurorja Elisabeta Imeraj konfirmohet në detyrë nga vettingu, pasi ka rezultuar e pastër në të treja kriteret e vlerësimit: pastërtia e figurës, aftësitë profesionale dhe pasuria.
Pak ditë më parë Imeraj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kryetare të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ajo do të mbajë këtë detyrë për një mandate tre vjeçar.
Imeraj u konfirmua sot unanimisht në detyrë nga trupa gjykuese e KPK-së.
Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.