Gjyqtarja Pajtime Fetahu është kapur në flagrancë duke kercyer në mes të një trume me njerëz. Ajo ka vendosur të heq stresin e punës në një formë të pa dëgjuar më parë për njerëzit e drejtësisë. Pa komplekse, pa barriera dhe moskokëçarëse janë pamjet që na ofron imazhi i gjyqtares në videon që na ka ardhur në redaksinë tone. Ajo ndodhet pikërisht në lokalin e Suel Çelës, të cilin gjyqtarja e ka gjykuar më parë.
Në 22 janar të vitit 2008, Pajtime Fetahu ka marrë pjesë në mbylljen e një dosje me të pandehur pikërisht Suel Çelën, i akuzuar nga prokuroria për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Në vitin 2017, ajo u kap në flagrancë nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka. Menjëherë pas transmetimit të filmimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, ndërkohë që urdhëroi dhe arrestimin e dy sekserëve, shtetasve Enver Disha punonjës policie dhe edhe ish-oficeri i burgjeve Behar Kola që bënte edhe rolin e sekserit për gjyqtarët dhe prokurorët. Fetahu u pezullua nga detyra. Gjyqtarja, pas pezullimit arriti të lëvizte fijet e t’i shpëtonte ndëshkimit pa dalë para gjykatës. Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi çështjen penale ndaj saj.
Një vit më pas, në 2018, një zonjë nga fshati Gjinar në Elbasan denoncoi Pajtime Fetahun se kishte marrë dy vendime identike me sipërfaqe të ndryshme për pronën e saj. Sipas Dafine Pecit, gjyqtarja Pajtime Fetahu ka bërë dy vendime gjykate, në të njëjtën ditë, me të njëjtin numër dhe hektarët kanë ndryshuar.
Në barrën e ndërgjegjies së saj Fetahu mbart padrejësitë që u ka shkaktuar qytetarëve të thjeshtë me vendimet e saj alogjike. Rasti më i fundit u transmetua në emsionin “stop” ku një qytetar i quajtur Petrit Hoxha është drejtuar në redaksinë sê “stop”, duke treguar, se ka mbaruar gjyqin për vitet e pensionit të gruas që në dhjetor 2020. Sipas tij, gjyqtarja Pajtime Fetahu nuk ka bërë zbardhjen e vendimit, në mënyrë që vendimi të shkojë te Sigurimet Shoqërore e kështu t’i lidhet pensioni.
Por nuk mbaron me kaq pasi gjyqtarja Pajtime Fetahu gënjeu mediat duke poshteruar kolegët e saj për dhënien e masës së sigurisë për Ardian Çapjas.