E pazakontë, Presidenti Emmanuel Macron qëllohet me shpullë nga një qytetar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është qëlluar sot me shuplakë nga një qytetar.

Ai ishte duke zhvilluar një takim me qytetarët, të cilët i ndante vetëm barriera. Kur Macron i është afruar një qytetar e ka kapur te dora dhe me dorën tjetër e ka goditur.

Truprojat e tij nuk kanë mundur ta parandalojnë këtë ngjarje, por kanë reaguar menjëherë duke e neutralizuar personin që qëlloi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite zyrtare të Macron në qytetin Drome, ndërsa policia ka arrestuar dy persona.