E rëndë/ Atentat ministrit të Transportit, dhjetra plumba godasin makinën, humb jetën e bija dhe shoferi

Disa persona të armatosur kanë sulmuar veturën, me të cilën po udhëtonte ministri ugandez (vend në Afrikën Limdore) i Puns dhe Transportit, Katumba Wamala.

Vetura e ministrit u godit me plumba ku si pasojë humbën jetën vajza e tij dhe shoferi, ndërsa Wamala mbeti i plagosur.

Zëdhënësi i qeverisë, Flabia Byekwaso në një deklaratë për mediat tha se gjendja shëndetësore e ministrtit është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fatkeqësisht vajza e tij humbi jetën.

“Kishte të shtëna ku u përfshi edhe ai. Ai është lënduar dhe është dërguar në spital, shoferi dhe vajza e tij kanë mbetur të vrarë”, tha ai.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ministri shihet i tmerruar dhe i përlyer në gjak jashtë veturës me të cilën po udhëtonte.

Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për indetifikimin dhe kapjen e autorëve.